Përse e kërkon Rusia Mariupolin dhe Odesën? Zbardhet plani i luftës i Moskës!

21/03/2022 13:23

Rusia, thotë ligjvënësi ukrainas Dmytro Gurin, që është dhe vetë nga Mariupoli, po përpiqet t’i ndërpresë qytetit çdo mënyrë furnizimi në mënyrë që njerëzit atje të vuajnë nga uria dhe trupat vendase, të detyrohen të dorëzohen.

Moska ka investuar shumë energji në marrjen e Mariupolit, por përse? Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike, tha për BBC se beteja për për këtë qytet ka rëndësi të madhe për rusët. Vënia nën kontroll e Mariupolit do të krijonte një urë tokësore nga Rusia dhe Krimeja, dhe do të shihej si sukses i jashtëzakonshëm strategjik për Kremlinin.

Nëse shikoni metodën që po përdorin, ata nuk arritën të depërtonin, nuk arritën të çanin me tanket e tyre, kështu që rrafshuan çdo gjë më bombardime; duan patjetër ta marrin qytetin ka shumë rëndësi për ta”, shpjegon ai.

Objektivi tjetër i rëndësishëm është Odessa. Qyteti port përshkruhet si shënjestra tjetër e logjikshme e Moskës. Barrons thotë se do t’i shohim rusët të godasin shumë fort atje. Arsyeja? Duke marrë Odesën, Moska do të izolonte ekonominë ukrainase nga të gjitha rrugët jetike tregtare të saj në Detin e Zi. në të njëjtën, rrëfen ai duke shpjeguar kështu planin e Putinit, forcat ruse do të kërkojnë të ushtrojnë presion mbi Kievin, që është dhe objektivi final. Megjithatë, ata e dinë se Kievi është një shënjestër shumë e madhe për ta, është i mbrojtur mirë dhe e kanë parë tashmë se nuk e patën aspak të lehtë ashtu siç mendonin, marrjen e kryeqytetit.

Top Channel