Emri/ I dënuar me 15 vite burg për mashtrim, ekstradohet shqiptari nga Suedia në vendin tonë

20/03/2022 13:48

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim, është është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tone.

Policia bën me dije se nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Top Channel