Tanku rus godet shtëpinë e të moshuarëve në qytetin lindor të Ukrainës, 56 të vdekur

20/03/2022 14:02

Një tank rus ka qëlluar një shtëpi të moshuarish në qytetin lindor të Ukrainës, Kreminna, sipas kreut të administratës civile ushtarake të Luhansk.

Zyrtari Serhiy Hayday tha se forcat ruse hapën zjarr duke vrarë 56 banorë.

 

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale njoftoi se 15 persona mbijetuan por “janë rrëmbyer nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut).

Top Channel