Instituti i shëndetit publik duhet të niste testimin e punonjësve të stabilimentit të pulave por ata ende nuk kanë raportin përfundimtar me emrat e stabilimenteve te infektuara.

Bino shpjegon se konsumatori nuk riskon nga virusi H5N8 por punonjësit e fermave mund të infektohen.

Silva Bino u kërkon fermerëve të marrin masat e duhura për të siguruar veshjet e duhura me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek pularritësit.

Në laboratorin e ISHP janë  gati kitet  e testimit  për punonjësit e stabilimentet si dhe trajtimi i tyre me tamiflu.

Top Channel