UNICEF: Miliona fëmijë të zhvendosur nga lufta e Rusisë në Ukrainë

20/03/2022 14:32

Zëdhënësi i UNICEF tha se 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës.

Pjesa më e madhe e të larguarve janë strehuar në vendet fqinje.

“Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina për shkak të sulmeve ruse”, tha Joe English, zëdhënës i UNICEF.

Ai shtoi se 3.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas CNN.

“Secili prej tyre është një fëmijë individual, jeta e të cilit është copëtuar, bota e tyre është kthyer përmbys”, tha English.

Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas agjencisë së OKB-së.

Ukraina është në luftë prej 25 ditësh duke shkaktuar vdekje, plagosje dhe largime të shumta.

Top Channel