Teuta thyen Laçin/ Kukësi ndalet në Korçë në barazim 1-1 me Skëndërbeun

20/03/2022 20:09

Teuta mori një fitore të rëndësishme që i kthejnë disi qetësinë. Kampionët në fuqi të vendit mundën Laçin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 1-0 duke u ngjitur në kuotën e 31 pikëve. Me këtë fitore, Teuta i bëri edhe një dhuratë Tiranës që shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes teksa e çoi në 13 pikë diferencën me verilindorët.

Skuadra e Mirel Josës ishte superiore në këtë sfidë, n[ fillim goditi shtyllën me Julian Shehun, ndërkohë që Ujka u ndal nga portieri Qirko. Momenti që përcaktoi fatin e kësaj sfide ishte minuta e 73 kur Rubin Hebaj shënoi golin për Teutën duke i shkaktuar këtë humnbje Lacit që nuk po përjeton momentin e tij më të mirë teksa shkon në 5 ndeshje pa fitore.

Nuk ka fitues në sfidën mes Skënderbeut dhe Kukësit në sfidën e zhvilluar në Korce. Skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila teksa 90 minutëshi i ndeshjes mes tyre u mbyll me rezultatin 1-1.

Ishte Kukësi ai që mori avantazhin në këtë ndeshje me Gjelbrim Taipin që ekzekutoi saktë një 11 metërsh në minutën e 9 të sfidës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e verilindorëve që mund të kishin bërë më mirë pasi u shfaqën më superiorë se skuadra e Skënder Gegës.
Në pjesën e dytë ishe Skënderbeu që fitoi një 11 metërsh të cilin e mori përsipër zguro ta ekzekutonte duke u treguar i saktë duke barazuar rezultatin 1-1, rezultat me të cilin u mbyll edhe krejt ndeshja

Top Channel