Kthen teatrin në strehë kundër bombave ruse, ukrainasi vijon provat për shfaqje: Arti nuk mund të ndalet

20/03/2022 21:31

Teksa forcat ukrainase vijojnë të kërcënojnë kryeqytetin ukrainas Kiev, një banor i zonës ka kthyer teatrin në një strehë për komunitetin.

Alex Porovensky tha për BBC se rreth 25 persona po strehohen atje.

“Tani jemi si familje e madhe, çdokush njeh çdokënd, Unë i di historitë e tyre personale, i njoh historitë e fëmijëve të tyre, të gjithë janë të bashkuar”, tha ai.

Pavarësisht kaosit që i rrethon, ai dhe miqtë e tij po shpërndajnë furnizime në zonat përreth dhe teatri po vazhdon provat për një shfaqje.

“Arti nuk mund të ndalohet, pavarësisht se çfarë ndodh”, tha Porovensky.

Rastësisht, shfaqja është në një qytet gjerman të bombarduar nga forcat aleate në vitin 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Mendoj se është shumë ironike dhe e frikshme në një farë mënyre, sepse historia po përsëritet – thjesht e kundërta, sepse Rusia po bën pothuajse atë që po bënte Gjermania fashiste në kohën e tyre,” shton Porovensky.

Top Channel