Një aeroplan “Boeing 737” i “China Eastern Airlines” me 132 pasagjerë që udhëtonte nga Kunming në Guangzhou është rrëzuar këtë mëngjes.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në malet Guangxi, ndërsa nuk dihet ende numri i viktimave.

CAAC tha se avioni humbi kontrollin mbi qytetin e Wuzhou. Ai kishte 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Më herët media shtetërore tha se në bord ndodheshin 133 persona.

Të dhënat satelitore të NASA-s treguan një zjarr të madh në zonën ku u rrëzua avioni.

Sipas të dhënave të FlightRadar24, gjurmimi për fluturimin MU5735 nga Kunming në Guangzhou përfundoi në orën 14:22 (6:22 pasdite GMT) në një lartësi prej 3,225 këmbë me një shpejtësi prej 376 nyje. Ai tregoi se avioni kishte humbur me shpejtësi pas orës 14:20 para se të zbriste.

Faqja e internetit për China Eastern Airlines u kthye në bardh e zi, situatë që linjat ajrore e bëjnë si përgjigje ndaj një aksidenti si shenjë respekti për viktimat.

Aksidenti i fundit fatal me avion në Kinë ishte në vitin 2010, kur 44 nga 96 persona vdiqën kur një avion rajonal Ambraer E-190 i cili fluturonte nga Henan Airlines u rrëzua afër aeroportit Yichun.

Top Channel