Krifca paralajmëron tregtarët: Do kemi vizita blic, është e rëndësishme të jemi transparentë për çmimet

20/03/2022 17:56

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në një pikë grumbullimi dhe farmaci bujqësore në Maminas, për të monitoruar transparencën te tregtarët e mëdhenj të inputeve mbi marzhin e fitimit për produktet plehëruese për fermerët.

Ajo paralajmëroi se do të ketë vizita blic në mënyrë që të jenë transparentë.

Krifca: Sot kemi rëndësi primare që të krijojmë transparencë të madhe për çmimet e produkteve që janë jetike për fermerët. Ne do të kemi mundësi me strukturat tona të kontrollojmë. Ajo që po tentojmë të kontrollojmë është që produktet nga importi deri në pikën fundore të mos kenë marzhe të fryra, të cilat nuk justifikojnë dot atë situatë që po kalojmë ne me fermerët.

Ka 2 momente kyçe që po kalojmë tani me fermerët që është pjesa e plehrimit bazë për misrin dhe me grurin dhe i bëjmë thirrje fermerëve që të mos hezitojnë të plehrojmë.

Tregtari: Çmimet janë ulur nga tregtarët e mëdhenj. Nëse çmimet janë rritur, ne do ju njoftojmë menjëherë.

Krifca: Dhe ne do bëjmë vizita blic, ndaj njoftoni anëtarët e shoqatës.

Tregtari: Tregtarët kanë bërë uljen e çmimit. Ka filluar ulja gjatë javës që shkoi.

Krifca: Ajo që ka rëndësi është të krijojmë transparencë. Jemi në momentin që duhet të prodhojmë.

Tregtari: Material ka, gjenden nëpër magazina. Mungesë nuk ka dhe nuk do të ketë.

Krifca: Është e rëndësishme të japim sens se ka pasur shumë spekulime për tregtarët e inputeve dhe ka pasur zhurmë të madhe, ndaj duhet që fermeri të krijojë sens dhe njohuri se nga vjen transferimi. Duhet rritur transparenca që rritje nuk vjen prej abuzimit të tregtarëve. Po fara ka pasur rritje çmimi?

Tregtari: Jo.

Krifca: Domethënë cështja është vetëm për plehrimin bazë për misrin.

Top Channel