Të plagosurit në aksidentin e autobusit në Kosovë, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

21/03/2022 10:18

Gra shtatzëna dhe fëmijë kishte në mesin e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Grabanicë të Klinës. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Pejës, ku ka treguar se kishin pranuar 18 të lënduar.

3 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), 5 janë shtrirë në trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Nëpërmjet një komunikate për medie nga spitali kanë bërë të ditur se gjendja e të lënduarve është e qëndrushme dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë. Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë. Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdeseni e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar. Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi”, thuhet në komunikatën për mediet.

Top Channel