Lënë pas terrorin, 10 milionë ukrainas braktisin vendin e tyre

20/03/2022 14:32

Të paktën 10 milionë ukrainas kanë braktisur vendin e tyre, duke lënë pas terrorin e shkaktuar nga Rusia.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha në Twitter se 10 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë si rezultat i pushtimit të Rusisë, më shumë se një e katërta e popullsisë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë filloi më 24 shkurt dhe që atëherë miliona njerëz kanë ikur në vendet fqinje. Polonia ka mirëpritur më shumë se dy milionë refugjatë dhe më shumë se gjysmë milioni ukrainas kanë ikur në Rumani.

Top Channel