Kryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

20/03/2022 20:17

“Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë,” tha kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas duke thënë se është dëshpëruese të shohës se cfarë po bën Rusia në Ukrainë.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën për këtë luftë. Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Kallas.

Kallas, e cili do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s, tha se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e luftës.

“Ka disa aftësi që janë shumë të shtrenjta për çdo shtet, por nëse i bëjmë ato së bashku këtu në Evropë për të mbrojtur territoret tona, ne jemi më të fortë,” tha ajo duke sugjeruar që të bëhen bashkën për të izoluar Rusinë “në të gjitha nivelet politike që është e mundur.”

Top Channel