25 ditë pushtim. Zelensky: Negociatat duhen, edhe pse janë të vështira

20/03/2022 12:47

Ndërsa Ukraina ka hyrë në javën e 4 të pushtimit rus, presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen për bisedime me Rusinë për të ndalur luftën.

Zelensky tha se edhe pse “negociatat nuk janë të lehta ato janë të nevojshme sepse kanë të bëjnë me jetën e miliona njerëzve.

“Jam i sigurt se negociatat nuk janë të lehta , por janë të rëndësishme sepse po flasim për jetë njerëzish. Ukraina gjithmonë ka qenë pro një zgjidhje paqësore, dhe jemi më të interesuar se kurrë për paqen. Sepse për ne ka rëndësi çdo jetë, çdo familje e shkatërruar. E dimë shumë mirë se Rusia ka fuqi të madhe ushtarake, raketa dhe bomba, por dua ti pyes qytetarët e rusisë , a kanë më kuptim për ju fjalët fëmijë, nënë dhe baba ?”

Prej ditësh tashmë palët po zhvillojnë negociata por ende nuk ka rezultate konkrete.

Moska thotë se janë afër një marrëveshje për statusin neutral të Ukrainës, por negociatorët e Kievit thanë se kushtet e tyre ku përfshihet armëpushimi i menjëhershëm nuk kanë ndryshuar.

Negociatori ukrainas  Mykhailo Podolyak thotë se Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” me deklaratat e saj mbi bisedimet.

Top Channel