Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën, alarmohen banorët
Vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime dhe rritje temperaturash këtë të hënë.
Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të jetë në mbrëmje dhe në orët në vijim.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët POR me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit. Ndërsa Europa veriore dhe zona e alpeve VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu; shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në brigjet e Turqisë.
Top Channel