E kthyen stallën në “shtëpi bari”! Bien në pranga babë e bir në Fushë-Krujë. Çfarë gjeti policia

20/03/2022 11:10

Në Krujë është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, ku janë arrestuar babë e bir.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, dy shtetas kishin përshtatur një ambient në fshatin Derven, për kultivim të kanabisit me anë të llambave

Në kuadër të operacionit “Derveni”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ll. L., 57 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Derven.

Ata kishin përshtatur stallën për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, ku brenda saj policia gjeti 316 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo plastike, llamba, pajisje të ndryshme elektrike dhe aspiratorë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, policia sekuestroi 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”  kryer në bashkëpunim dhe  “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Top Channel