E diel, 06 Mars 2022
13:16
Lufta e Ukrainës godet turizmin turk: Na ikën turistët, humbje “kolosale”

Pushtimi i Ukrainës i dha një goditje të re ekonomisë së gjunjëzuar turke, e cila varet ndjeshëm nga të dyja këto vende përsa i takon të ardhurave te saj nga turizmi.

13:13
Nafta e gazi çmime rekord, kaos në tregjet botërore të energjisë!

Çmimet britanike dhe europiane të gazit shënuan të dyja nivele të reja rekord teksa lufta e Ukrainës po bën kërdinë edhe në tregjet e energjisë, duke kërcënuar të godasë koston e jetesës.

13:06
Kryeministri izraelit takon Putin, vizitë e papritur në Moskë: Çfarë folën “kokë më kokë”

Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz.

13:04
Zelensky telefon me Biden, SHBA përgatit avionët ushtarakë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në telefonatën e tij me shefin e shtepisë së Bardhë Joe Biden, të cilit lideri ukrainas ia përcolli qartë nevojën për asistencë sigurie dhe financiare të vendit të tij.

12:56
De Bruyne: Preferoj kampionatin përpara Championsit, ju tregoj pse

Manchester City po tenton prej vitesh të fitojë trofeun e Champions League për herë të parë në histori. Drejtuesve, trajnerit Guardiola dhe tifozëve u është kthyer në fiksim kupa me veshë të mëdhenj.

12:47
Kallëzimi i PD për qendrën e votimit në Vorën, reagon përfaqësuesi i PS-së në KQZ: Problemi, ligjërisht i zgjidhur

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji hodhi poshtë pretendimet e PD se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë.

12:24
Bora bllokon votimin, komisionerët prej një ore lëvizin jo më shumë se 500 metër

Kushtet atmosferike kanë penguar votimin në disa qendra në zonën e Dukagjinit. Komisionerët e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në qendrat e votimit pasi automjetet e tyre janë bllokuar në dëborë.

12:24
Bora pengon votimin/ Probleme në Shkodër dhe Dibër për shkak të situatës atmosferike

Në zonat e thella të Shkodrës vazhdon të mbetet sfidë votimi.

12:19
Lufta shtrenjtoi naftën/ Importuesit shqiptarë: Kemi rezerva dhe po shikojmë tregje të reja

Të shtunën çmimi i naftës dhe i benzinës u shtrenjtuan me rreth 40 lekë, duke e çuar çmimin në mbi 230 lekë.

12:13
Rusia, bombardime “shfarosëse”mbi Ukrainen: Visa e Mastercard ikin nga tregu rus

Konflikti Rus-Ukraina ka hyrë në ditën e 11-të, pa shenja qetësimi, Moska po përgatit sulmin mbi Odessa ndërsa armëpushimi i njoftuar një ditë më parë për hapjen e korridoreve humanitare, dështoi, duke shkaktuar kaos në Mariupol ku njerëzit u detyruan të kthehen mbrapsht.

12:11
Celibashi vëzhgon procesin e votimit në Vorë, zbulon bisedën me Jorida Tabakun

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shkoi në një qendër votimi në Vorë për të parë nga afër procesin e votimit.

12:07
Kryeministri izraelit takon Putin, vizitë e papritur në Moskë: Çfarë folën kokë më kokë

Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz.

12:05
Ndihmë për Ukrainën edhe nga hapësira: Musk vë në dispozicion Starlink!

Të gjithë në ndihmë të Ukrainës, është motoja e ditës në shumë vende perëndimore, teksa situata në vendin e sulmuar prej Rusisë nuk ka lënë indiferent as miliarderin Elon Musk.

11:59
“Ja si do e mposhtim Kremlinin”, Johnson nxjerr planin 6 pikësh!

Boris Johnson ka hartuar një plan 6 pikësh për mposhtjen e Vladimir Putinit, një përpjekje kjo që dëshmon veç të tjerash edhe sesi kryeministri britanik po kërkon që vendi i tij, i shkëputur nga Bashkimi Europian, të zërë një vend qendror në reagimin global ndaj tmerrit të luftës në Ukrainë. Shefi i ekzekutivit në Londër këmbëngul që e gjithë bota të bashkohet me planin e tij për zmbrapsjen e agresionit rus. Në këtë plan, Johnson bën thirrje për:

11:54
Blinken shkon në kufi me Ukrainën: “Nuk do e lëmë Rusinë të marrë frymë”!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua në kufirin e Ukrainës me Poloninë me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba, duke i përcjellë një mesazh të qartë Moskës mbi përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.

11:49
Zgjedhjet në Durrës, ambasadori holandez vëzhgon procesin e votimit

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos ishte i pranishëm në Durrës për të vëzhguar nga afër procesin e votimit.

11:39
“Heroi i natës”/ 11-vjeçari kalon i vetëm nga Ukraina në Sllovaki, çfarë mbante në dorë

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u cilësua si “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi kaloi i vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11:37
Paralajmërimi i Celibashit: Partitë politike të kenë kujdes, jemi ende në heshtje zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë një thirrje të radhës palëve politike, që të mos harrojnë se deri në mbyllje të votimeve, vendi është në heshtje zgjedhore dhe nuk mund të bëhet reklamim i palëve politike apo kandidatëve.

11:31
Zelenskiy diskuton me Biden, SHBA i ofron mbështetje financiare Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

11:26
Në Rrogozhinë do të votojnë rreth 40 të burgosur për kryetarin e Bashkisë

Në Rrogozhinë, me vendim gjykate votohet edhe tek burgu.

11:17
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë: Ka pak votues sepse janë larguar

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë, ka folur para gazetarëve pasi ka votuar, duke falenderuar pjesëmarrësit.

11:11
Tabaku nga Vora: PS dhe LSI janë bashkuar kundër PD-së

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku të shtunën deklaroi se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat për të larguar nga një KZAZ komisionerët e Partisë Demokratike.

11:07
PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë

Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

10:59
Koreja e Jugut vendos sanksione kundër Bjellorusisë

Koreja e Jugut do të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Rusisë në luftën ndaj Ukrainës.

10:51
Voton kandidatja e PS për Durrësin, thirrja e Sakos: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako ka votuar në një nga qendrat e votimit në Durrës.

10:40
Celibashi: Komisionerët e PD në Vorë nuk ishin banues, vendimi i KZAZ ishte i drejtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Top Channel se KZAZ nuk i ka pranuar komisionerët e PD-së në Vorë, pasi nuk ishin banues aty.

10:35
Komisionerët bllokohen nga dëbora/ Celibashi flet për TCH: Nuk kanë asnjë imponim nga KQZ, të mos vënë jetën në rrezik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel në lidhje me situatën e vështirë e shkaktuar nga kushtet e motit në Shosh dhe Pult, ku komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi.

10:32
Dibër/ Kandidati i PD-së, Luan Haka: Koha ka ardhur që Dibra të mos ketë një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka të shtunën në një deklaratë për gazetarët pas votimit, deklaroi se ka ardhur koha që Dibra të ketë një kryetar bashkie që nuk drejtohet nga Tirana, ministrat apo ish-ministrat e qeverisë.

10:30
Xhemal Bushati: Komisionerët e PD janë në detyre, ka probleme me infrastrukturën

Kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati, i është drejtuar qendrës së votimit në Shkodër.

10:00
Zgjedhjet vendore, Celibashi bën bilancin: Në disa qendra nuk ka nisur votimi, patëm dy incidente

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se në pjesën më të madhe të qendrave të votimit po vijon procesi pa probleme.

09:59
Komisionerët bllokohen nga dëbora, flasin për TCH: Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën

Kushtet e vështira të motit në Shkodër kanë bërë që komisionerët të bllokohen nga dëbora dhe të mos mbërrijnë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult, ndonëse prej 3 orësh ka nisur orari zyrtar i procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit.

09:53
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voton Eriselda Sefa: Do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes

Kandidatja e PS për bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka folur para mediave pasi ka votuar.

09:46
20 ekipe të BE-së, në terren për të monitoruar procesin zgjedhor

Skuadra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri këtë të dielë është ndarë në gjashtë bashkitë e vendit, për të monitoruar procesin zgjedhor me 20 ekipe.

09:43
Dëbora zbardh vendin, ARRSH: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

Gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vendit.

09:30
Zgjedhjet në Shkodër, nuk ka nisur ende votimi në disa qendra në Pult dhe Shosh. Bllokohen në dëborë komisionerët

Në disa qendra në Dukagjin nuk ka nisur ende votimi për shkak të kushteve të motit.

09:25
Incident në qendrën e votimit në Durrës, simpatizanti i “Shtëpisë së Lirisë” ofendon komisionerin e PD

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1499 në Durrës. Një mbështetës i shtëpisë së Lirisë, Fatjon Shtufi ka ofenduar komisionerin e PD, Fatmir Mezini.

09:22
Katër njësi administrative pa drita në Dibër, 11 qendra po zhvillojnë votimin manualisht

Katër prej njësive administrative në Dibër kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kohës së keqe.

09:11
Situatë e rënduar nga dëbora në Bulqizë, bllokohen disa fshatra

Reshjet e dëborës në Bulqizë kanë nisur që prej pasdites së djesme dhe kanë vijuar gjatë natës, shoqëruar edhe me erë të fortë.

08:51
Nis me 1 orë e gjysëm vonesë procesi i votimit në një qendër votimi në Durrës

Në QV nr.1436 afër spitalit të Durrësit, për shkak të ngatërrimit të pajisjes së identifikimit elektronik PEI, procesi i votimit sapo ka nisur, me 1 orë e gjysëm vonesë.

08:42
Aksident tragjik në Fushë Krujë-Milot, vdesin dy shoferë dhe dy pasagjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

08:35
Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 7 persona në polici, sekuestrohen kamerat e sigurisë në një biznes

Policia ka shoqëruar 7 persona që kanë qenë pranë lokalit ku ndodhi atentati ndaj 33-vjecarit Romeo Meçaj në Vlorë. Në drejtim të tij u qëllua mbi 15 herë ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 12 gëzhoja kallashi.

08:19
Voton kandidati i PD në Durrës, Luan Hoti: Dilni dhe votoni! Votoni për veten tuaj

Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila.

08:10
Ngërç në Vorë, përfaqësuesi i PD: KAS refuzon të emërojë komisionerët sipas listës që i ka dërguar Celibashi

Ka pasur ngërç në KZAZ 26 në Vorë. PD kishte dërguar 104 kandidatë për kryetarët, anëtarët dhe sekretarët e qendrave të votimit. KZAZ 25 nuk ka pranuar t’i regjistrojë për shkak se nuk ishin banorë të zonës.

07:57
Sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, reagon Rama: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për zgjedhjet e pjesshme vendore.

07:45
Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë, ka probleme me kamerat. Mungojnë edhe komisionerët e PD

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi.

07:40
Zgjedhjet në Vorë nuk kanë nisur ende, mungojnë komisionerët e PD

Nuk kanë nisur ende zgjedhjet në bashkinë e Vorës, ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së zgjedhjeve.

00:15
Ada rikthehet në “Për’puthen”?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ada, mund të rikthehet në program.

E shtunë, 05 Mars 2022
23:07
Rusët po i afrohen centralit të tretë bërthamor, bombardimet vijojnë me intensitet

Forcat ruse tani kanë nën kontroll dy centrale bërthamore ukrainase dhe po përparojnë drejt një të treti, kështu tha presidenti i Ukrainës gjatë një telefonate me senatorët amerikanë të shtunën.

23:00
Rusët po braktisin Putinin/ Pas luftës, po i drejtohen Finlandës

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje të Helsinkit, autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore.

22:50
Dita e dhjetë e luftës në Ukrainë! Rusia nuk respekton armëpushimin. E hëna rikthen tryezën Rusi-Ukrainë

Ukraina mbylli ditën e 10-të të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus.

22:33
Pse na duhet patjetër vitamina C?

Trupi ynë ka nevojë për vitaminë C të mjaftueshme çdo ditë për të mbështetur veprimin e tij si një antioksidues i fuqishëm, nxitës i enzimës, përforcues i përthithjes së hekurit dhe më shumë.

22:22
Sqarimi me Rrushen, deklarimi për Mikelën dhe puthja ne buzë! Emocione në “Për’puthen Prime”

Erioni është një ndër konkurrentët që ka qëndruar më gjatë në “Për’puthen”.

21:54
Shkencëtarët: Një pjesë e ADN-së së virusit Covid-19, e njëjtë me sekuencën për të cilën Moderna mori liçencën tre vjet para pandemisë (fotot)

Dyshime të reja se Covid mund të jetë krijuar në një laborator kanë dalë së fundmi pas zbulimit se studiuesit kanë gjetur material gjenetik të proteinës “spike” të virusit në zotërim të kompanisë Moderna.

21:25
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ: Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit

Baza materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit është shpërndarë plotësisht, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

21:20
Kutia me koka njerëzish vidhet nga kamioni mjekësor në Denver (fotot)

Një kuti me mbetje njerëzore që besohet se do të përdoreshin për kërkime mjekësore janë vjedhur çuditërisht nga një kamion mjekësor në Denver, Colorado, njoftuan autoritetet amerikane.

21:16
“Gratë e vajzat ukrainase po trafikohen”/ Daily Mail: Gënjehen nga tabelat për udhëtim falas

Media britanike Daily Mail ngre shqetësimin se në Ukrainë po veprojnë disa banda kriminale që po përfitojnë nga lufta dhe vala e refugjatëve, për të trafikuar vajza dhe gra.

20:48
Atentat me armë në Vlorë! Plagoset 33-vjeçari, në gjendje kritike për jetën

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur të shtunën në darkë, si pasojë e një atentati me armë zjarri në Vlorë.

20:44
Ukrainë/ Ushtria ruse “pushton” spitalin psikiatrik me 670 pacientë

Forcat ruse kanë marrë në kontroll një spital psikiatrik në Ukrainë ku 670 pacientë marrin shërbim të specializuar.

20:39
“Jetët e maceve vlejnë”, banderola që i habiti të gjithë në Liverpool-West Ham

Një aeroplan që mbante mesazhin “JETËT E MACAVE VLEJNË” u pa duke fluturuar mbi Anfield gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Liverpool kundër West Ham mbrëmjen e kësaj të shtune.

20:19
Sundimtarët e Dubait ndjekin manovrat e gatishmërisë ushtarake (fotot)

Sundimtari i Dubait, Mohammed Al-Maktum ishte prezent sot në paradën ushtarake “Fortesa e Unionit” ku u shfaqën aftësitë e ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

20:15
Xhixha e Junior “flirtojnë” me golin, por derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

Derbi i tretë sezonal Tirana – Partizani mbyllet me rrjeta të paprekura. Një sfidë emocionuese në “Air Albania”, që dhuroi thuajse gjithçka, por jo golin, aq shumë të kërkuar nga të dy kampet.

20:00
Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, flasin dy presidentët

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është gjithmonë një ndeshje për të mos u humbur edhe në këtë përballje të 165 mes tyre.

19:52
Rritet çmimi i naftës/ Pasojë kryesore lufta, furnizuesit: Është e përkohshme

Qytetarët sot janë zgjuar me çmimet e naftës 230 lekë/litër që përbën një rekord në historinë e vendit.

19:37
Votime në dëborë/ Nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

Zgjedhjet në temperaturë dimri nuk e ftohën dot debatin e nxehtë mes “Shtëpisë së Lirisë” dhe Partisë Demokratike në KQZ.

19:13
Epopeja e UÇK-së/ Ceremoni në Kosovë, Presidentja Osmani: Anëtarësimi në NATO, më i domosdoshëm se kurrë më parë

Pesë marsi i këtij viti shënon 24-vjetorin e fillimit të luftimeve tre ditore të familjes Jashari me forcat serbe, e fillimin e Epopesë së UÇK-së.

19:07
Tifozët e Chelsea ndërpresin homazhin për Ukrainën me brohorima për Roman Abramovich në Premierligë (fotot)

Skuadra britanike e Chelsea u ndesh sot me Burnley në Premierligën angleze, në fushën e këtyre të fundit, por ndeshja u njollos disi nga brohorimet e londinezëve që tregonin mbështetjen e tyre për pronarin rus të klubit Roman Abramovich.

18:58
Raundi i tretë i bisedimeve/ Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës takohen të hënën

Raundi i tretë i bisedimeve për paqe mes dy delegacioneve pritet të zhvillohet ditën e hënë. Lajmi është bërë me dije nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. Mësohet se delegacionet do të takohen përsëri në Brest të Bjellorusisë.

18:47
Tensionet mes demokratëve vonojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Lushnjë

Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore në Lushnjë po ecën me ritme të ngadalta.

18:31
Ukrainasit largohen nga Kievi në këmbë, infrastruktura e shkatërruar vështirëson situatën

Qytetarët ukrainas që u evakuuan nga zonat Bucha dhe Irpin në veriperëndim të Kievit, iu desh të kalonin mbi lumin përmes një ure të shkatërruar me ndihmën e ushtarëve.

18:22
Zgjedhjet lokale në Durrës/ Materialet zgjedhore po shpërndahen në 337 qendrat e votimit, të drejtën e votës e kanë 262 mijë zgjedhës

Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ-të për Qendrat e Votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

18:15
Vlorë/ Makina del nga rruga, plagoset 74-vjeçari

Një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në Vlorë, pasi po makina në të cilën ishte pasagjer ka dalë nga rruga.

18:09
Zelensky me dy kërkesa urgjente për SHBA-në: Bllokoni hapësirën ajrore dhe ndaloni naftën ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim virtual në Zoom me 50 senatorë amerikanë, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje mundësinë për bllokimin e hapësirës ajrore ukrainase nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.

18:02
Situata në Ukrainë/ Numri i njerëzve që duan t’i ikin luftës mund të shkojë në 1.5 milionë

Numri i njerëzve të cilët kërkojnë t’i ikin luftës në Ukrainë mund të kapë shumë shpejt shifrën e 1.5 milionë, thotë OKB.

17:54
Kriza në Ukrainë/ Kryeministri izraelit Naftali Bennett takohet me Putin

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett po zhvillon një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të diskutuar për krizën e Ukrainës.

17:51
Oligarku Alisher Usmanov largohet në pallatin luksoz në Uzbekistan pas ngrirjes së aseteve në Britani (fotot)

Oligarku rus i sanksionuar më së fundmi në Britani, Alisher Usmanov besohet se është larguar në pallatin e luksoz në vendin e lindjes Uzbekistan.

17:29
Britanikët mbledhin 85 milionë paundë për Ukrainën

Më shumë se 85 milionë paundë janë mbledhur në vetëm dy ditë nga ana e qytetarëve të Britanisë së Madhe, të cilët kanë treguar solidarizimin e tyre me popullin ukrainas, duke kërkuar t’ju vijnë në ndihmë.

17:29
Mbrojtësi i City-t në lot: Nëse nuk do të kisha vajzën, do luftoja në Ukrainë! Nuk kanë më ushqime

Ukraina tashmë prej më shumë se një jave është duke u përballur me sulmin e trupave ushtarake të Rusisë, me këta të fundit që janë në territorin ukrainas dhe çdo ditë e më shumë shkaktojnë një numër të lartë viktimash.

17:19
Talibanët i kërkojnë njerëzve të dorëzojnë armët, pronat qeveritare (fotot)

Raportimet nga Kabuli dhe provincat e tij fqinje në Afganistan thonë se zyrtarët talibanë kanë nisur një fushatë shtëpi më shtëpi për mbledhjen dhe sekuestrimin e armëve dhe “pronave të tjera të lidhura me qeverinë”.

17:02
Ulja e temperaturave/ Rinis bora në Bulqizë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Ulja e temperaturave në rrethin e Bulqizës është shoqëruar me reshje të dendura dëbore këtë të shtunë pasdite, duke sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale.

16:48
“Çmimi i karburantit 230 lekë për litër”/ Basha thirrje qeverisë: Hiqni taksën Rama!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë nga një pikë karburanti në vend i bëri thirrje qeverisë shqiptare të ndërhyjë menjëherë dhe të ulë çmimin e naftës dhe benzinës për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

16:47
Koronavirusi në Shqipëri/ 44 pacientë të shtruar në spital, një viktimë gjatë 24 orëve të fundit

Një 74-vjeçar i infektuar me koronaviurs ka humbur jetën ndërkohë që janë shënuar 102 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16:38
Momenti kur forcat ukrainase rrëzojnë helikopterin rus (Video)

Ky është momenti kur rrëzohet një helikopter i forcave ruse në Ukrainë.

16:36
Hyri për të grabitur dhe goditi për vdekje dy gratë e shtëpisë, arrestohet 36-vjeçari në Devoll

36-vjeçari Ali Zili që dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër, pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, është ndaluar pak minuta pas krimit.

16:34
Nëna e 16 fëmijëve tenton të 17-in për të vazhduar traditën e emrave të çuditshëm (fotot)

Edhe pse prindërit me kohë të plotë pranojnë vështirësitë me gjetjen e emrave të rinj të fëmijëve babai 39-vjeçar Carlos thotë se do të vazhdojë traditën e nisur me 16 të parët.

16:21
Lojërat e fatit vënë në pranga gjashtë shtetas, në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm

Gjashtë shtetas janë arrestuar këtë të shtunë në Fushë Arrëz, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, një aktivitet i paligjshëm në vendin tonë.

16:20
Suedia dhe Finlanda do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin këtë të shtunë deklaroi se Suedia dhe Finlanda do të forcojnë bashkëpunimin e tyre të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

16:04
Rusia gjithnjë dhe më e izoluar nga bota

Që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, Rusia e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar. Rezoluta e OKB-së që dënon pushtimin, e miratuar të mërkurën nga shumica e vendeve të botës, tregon izolimin e saj politik.

16:02
Arsyeja e frikshme e ecjes së pazakontë të Vladimir Putin mund të ketë lidhje me KGB (fotot)

Analistët e inteligjencës thonë së fundmi se mënyra e çuditshme e ecjes së presidentit rus Putin me një këmbë qartazi të ngurtësuar, dhe një krah të palëvizuar teksa tjetri lëkundet, mund të ketë lidhje me trajnimin e tij ushtrak që ka marrë dikur në shërbimet e KGB.

15:54
Vrasje e dyfishtë në Devoll! Vritet në shtëpi nusja dhe vjehrra

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të shtunë pasdite në Korçë, ku viktima kanë mbetur dy gra.

15:48
“Mbillni grurë”/ Ministrja e Bujqësisë i kërkon fermerëve ku të fokusohen

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka takuar fermerë të prodhimit të grurit në Katundin e Ri, Durrës, të cilët folën për prodhimin dhe pritshmëritë e shitjes.

15:40
Bienalja e Venecias/ Shqipëria përfaqësohet me Lumturi Blloshmin

Pavijoni Shqiptar në edicionin e 59-të të Bienales së Venecias do të përfaqësohet nga Lumturi Blloshmi, artistja e parë grua që përfaqëson Shqipërinë me një prezantim personal në Venecia.

15:24
40 vjeçari del në gjyq për vrasjen e babait 67-vjeçar e nënës 73-vjeçare, çifti i divorcuar u gjetën 20 km larg njëri-tjetrit (fotot)

Një burrë 40-vjeçar ka dalë sot në gjyq në Britani i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij të divorcuar, që u gjetën të masakruar me thikë më shumë se 20 km larg njëri-tjetrit në Perëndim të Anglisë.

15:21
Putin: Çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është pjesëmarrës në konflikt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, do të konsiderohet pjesëmarrës në konflikt.

15:18
Mesazhi i Escobar, i dërguari amerikan i vendeve të Ballkanit: Rusia s’ duhet t’ju frenojë

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë amerikane  për Ballkanin duke komentuar situatën në Ukrainë, përmes një editoriali ndalet në qëndrimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

15:10
Nafta sot kushton 230 lekë/ Rritja e fortë e çmimit me 40 lekë prej mesnatës së djeshme

Qytetarët sot janë zgjuar me çmimet e naftës 230 lekë/litër që përbën një rekord në historinë e vendit.

15:09
Banorët e Mariupol në Ukrainë po jetojnë në kushte të mjerueshme

Anëtarët e Organizatës Mjekët pa Kufij kanë raportuar “kushte të rënda” jetese të shtunën në Mariupol, Ukrainë.

15:05
Biseda Rama-Zelensky/ Presidenti i Ukrainës falënderon Shqipërinë

Shqipëria ishte bashkë-sponsorizuese me 95 vende të tjera e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, ku dënohej agresioni rus ndaj Ukrainës.

14:59
Armëpushimi nuk po respektohet/ Duhej të evakuoheshin banorët, por rusët nuk i ndalën bombardimet

Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.

14:46
Policia italiane sekuestroi jahte me vlerë 140 milionë euro nga oligarkët rusë

Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë 140 milionë euro nga katër oligarkë rusë, të cilët ishin vendosur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian pas pushtimit rus në Ukrainë.

14:31
FOTOT/ E gjithë bota krah Ukrainës, protestat vijojnë kundër luftës

Mijëra njerëz janë mbledhur në qytete anembanë botës për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.