Zgjedhjet në Shkodër, nuk ka nisur ende votimi në disa qendra në Pult dhe Shosh. Bllokohen në dëborë komisionerët

06/03/2022 09:30

Në disa qendra në Dukagjin nuk ka nisur ende votimi për shkak të kushteve të motit.

Komisionerët pretendojnë se janë  se janë të bllokuar në rrugë nga dëbora dhe nuk kanë mbërritur ende. Ata nuk përgjigjen as në telefon pasi janë në një zonë ku nuk ka valë.

654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Ditën e djeshme, pas verifikimit në terren, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili kishte rrëzuar transferimin e qendrave të votimit doli në një vendimmarrje të dytë dhe pranoi pjesërisht kërkesën duke i hapur rrugë zhvendosjes  sipas parashikimeve të kodit  zgjedhor vetëm te 5 qendrave të votimit.

Demokratët e vijuan betejën në KAS, i cili rrëzoi vendimmarrjen e Komisionit, duke mos ndryshuar vendndodhjen e  5 qendrave të votimit të Shalës, e cila është zbardhur nga dëbora. Edhe këtë të diel situata me motin është përkeqësuar.

Top Channel