Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore në Lushnjë po ecën me ritme të ngadalta.

Materialet po shpërndahen me vonesë në 157 qendrat e votimit të bashkisë Lushnjë, pas tensioneve që ka pasur mes mes vetë demokratëve.

Një komisioner që përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë” thotë se vonesën e shkaktuan komisionerët e Partisë Demokratike.

Komisionerët e Partisë Demokratike erdhën me vonesë, kjo bëri që të vonohej dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Komisionerët e PD-së kishin probleme me listat, nuk gjenin dot kandidatët”, u shpreh ai për Top Channel.

Lushnja është një nga gjashtë bashkitë ku do të votohet më 6 mars për të zgjedhur kryetarin e ri. Kandidatët për kryetar bashkie janë Eriselda Sefa nga Partia Socialiste, Indrit Sefa nga Partia Demokratike dhe Elton Bano nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel