Zgjedhjet lokale në Durrës/ Materialet zgjedhore po shpërndahen në 337 qendrat e votimit, të drejtën e votës e kanë 262 mijë zgjedhës

05/03/2022 18:22

Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ-të për Qendrat e Votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Durrësi është një nga 6 bashkitë ku do të votohet më 6 mars për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Në të gjithë bashkinë e Durrësit janë 337 qendra votimi, ndërsa të drejtën e votës e kanë 262 mijë zgjedhës.

Kandidatët për kryetar bashkie janë Emiriana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel