Voton kandidati i PD në Durrës, Luan Hoti: Dilni dhe votoni! Votoni për veten tuaj

06/03/2022 08:19

Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila.

Pas votimit, ai ftoi qytetarët durrsakë që t’i drejtohen qendrave të votimit dhe t’i kthejnë Durrësin qytetarëve.

”Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj që të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e qytetit. Të votojnë që t’i japin fund marrjes peng të qytetit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit.”

Aktualisht pjesëmarrja në votim është e ulët.

Top Channel