Dibër/ Kandidati i PD-së, Luan Haka: Koha ka ardhur që Dibra të mos ketë një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana

06/03/2022 10:32

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka të shtunën në një deklaratë për gazetarët pas votimit, deklaroi se ka ardhur koha që Dibra të ketë një kryetar bashkie që nuk drejtohet nga Tirana, ministrat apo ish-ministrat e qeverisë.

Në fjalën e tij, Haka theksoi se në disa qendra votimi nuk ka drita, ndërsa banorët e disa fshatrave janë të detyruar për të ecur me kilometra të tëra për të votuar.

Ai theksoi se janë konstatuar disa shkelje para zgjedhjeve dhe në lidhje me to është bërë edhe denoncimi në SPAK.

Siç  shikoni kjo borë e bardhë, kjo borë e bardhë për Dibrën, sjell shpresë për ndrysim për nesër. Sapo votova. Dhashë një votë për Dibrën dhe për dibranët. E nesërmja do të jetë më ndryshe. Mendoj se Dibrës i ka ardhur koha që të ketë një kryetar bashkie  dhe jo një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtorë në Tiranë. Në Lurë sot nuk shkojnë dot për të votuar sepse nuk ka rrugë. Sikur ato lekë që kanë harxhuar në këto ditë nga ministra dhe drejtorë sot Lura do të kishte një ditë ndryshe. Fitore për PD! Sipas informacioneve që kemi në disa zona nuk votohet dot se nuk ka drita. Lura ka vetëm një qendër votimi, 15 fshatra duhet të shkojnë në këtë qendër votimi. Shkeljet janë konstatuar para zgjedhjeve. PS nuk i lë për momentin e fundit. PS dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke dhënë militantëve lekë për zgjedhjet. Të gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellarë. Faktet konkrete kemi bërë denoncime në SPAK. Ditët në vijim do jetë çdo gjë transparente”, tha kandidati i PD-së, Luan Haka.

Kjo bashki ka 567 80 votues që do të zgjedhin mes 4 kandidatëve. Rahim Spahiu nga PS, Premtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë, Dritan Torba nga LRE dhe Luan Haka i PD.

Top Channel