Qytetarët sot janë zgjuar me çmimet e naftës 230 lekë/litër që përbën një rekord në historinë e vendit.

Çmimi i naftës u rrit me 40 lekë prej mesnatës së djeshme. Ndikimin kryesor mbi këtë çmim e ka krijuar çmimi në bursat ndërkombëtare.

Faktori kryesor është lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës. Çmimi aktualisht në bursa ka shkuar në 120 dollarë për fuçi, dhe arsyeja është se Rusia, vendi i dyte prodhues ne bote i naftës, nuk lejohet më ta eksportojë atë, sepse anijet pengohen të lëvizin. Dhe janë të paktën 10 milionë fuçi nafte në ditë që dalin nga tregu për shkak të bllokadës.

Por ka edhe një tjetër faktor të brendshëm. Taksat e brendshme, nga ajo e qarkullimit, akciza dhe e koncensionarit të pompës, e shtojnë çmimin final në pompat e benzinatave.

Gjithsesi furnizuesit e mëdhenj sigurojnë se bëhet fjalë për një situatë të përkohshme, e cila pritet të rregullohet shpejt. Sipas tyre Shqipëria nuk rrezikon nga situata si ajo ne serbi, ku është vendosur kufizimi i sasisë së litrave për çdo makine, pasi furnizimi ne vend me karburant është i garantuar.

Sektori i hidrokarbureve është aktualisht edhe nën kontroll nga autoriteti i konkurrencës për vendosjen abuzive të çmimeve në mënyrë të kontrolluar. Qeveria e Kosovës pak dite me pare vendosi ngrirjen e normës së fitimit për rritjen e çmimeve, si pasoje e konfliktit në Ukrainë.

Top Channel