Reshjet e dëborës në Bulqizë kanë nisur që prej pasdites së djesme dhe kanë vijuar gjatë natës, shoqëruar edhe me erë të fortë.

Si pasojë, shumë fshatra të njësive administrative të Bulqizës kanë mbetur të bllokuara, pasi trashësia e dëborës në njësitë administrative vijon nga 40 cm deri në 80 centimetra.

Në qytet, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm. Ndërkohë, reshjet kanë lënë pa energji elektrike disa prej njësive.

Aktualisht, akset nacionale janë të kalueshme ndërsa në akse rurale po punohet për hapjen e rrugëve.

Top Channel