Kryeministri izraelit takon Putin, vizitë e papritur në Moskë: Çfarë folën “kokë më kokë”

06/03/2022 13:06

Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz.

Shteti hebre vë kështu fort në lëvizje motorët e diplomacisë, me shpresën e një ndalimi të luftimeve në Ukrainë. Agjensia e lajmeve Interfax pohoi se situata e Ukrainës ka përbërë boshtin e bisedimeve, por nuk do të jepet njoftim nga Kremlini. Zyra e Bennett e konfirmoi gjithashtu vizitën. Nga qarqet qeveritare në Jeruzalem thuhet, se bisedimet në Moskë kanë zgjatur tri orë.Bennett është koordinuar me SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën dhe ende „është në komunikim të vazhdueshëm me Ukrainën”.

Sipas njoftimeve në media, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përpara një jave i ka kërkuar atij  që të ndërmjetësojë për bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës në Izrael.  Armëpushimi i dakordësuar mes dy palëve për të siguruar popullsinë civile në dy qytete ukrainase ka dështuar. Administrata e qytetit në Mariupol përmes shërbimit messenger Telegram njoftoi, se evakuimi “është shtyrë për arsye sigurie”, sepse trupat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin dhe rrethinat. Sipas të dhënave të palës ukrainase rreth 200.000 janë larguar nga Mariupoli dhe rreth 15.000 nga Volnovaha. Sipas agjencisë ruse RIA, e cila i referohet Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, asnjë ukrainas nuk i ka përdorur korridoret humanitare në Mariupol und Volnovaha.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pretendon se forcat e armatosura ruse godasin vetëm infrastrukturën ushtarake në Ukrainë. Për shkak të sulmeve ruse gjithnjë më shumë ukrainas po kërkojnë strehim në vende të tjera. Edhe në Gjermani po rritet numri i refugjatëve të luftës. Ministria e Brendshme në Berlin njoftoi, se janë regjistruar deri tani gati 27.500 ukrainas. Autoritetet llogarisin me një numër më të madh, sepse nuk ka kontrolle në kufi. Sipas vlerësimit të OKB-së mbi 1,25 milionë vetë janë larguar nga Ukraina, shumica e tyre në drejtim të Polonisë.

Top Channel