Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Rreth orës 00:15, një automjet me drejtues A. D., 39 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe,  pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel