Derbi i tretë sezonal Tirana – Partizani mbyllet me rrjeta të paprekura. Një sfidë emocionuese në “Air Albania”, që dhuroi thuajse gjithçka, por jo golin, aq shumë të kërkuar nga të dy kampet.

I afrohet disa herë golit Xhixha, një rrezik konstant në portën e të kuqve, por futbollisti bardheblu ishte disi i pafat  në momentin e finmalizimit. Dominim absolut i Tiranës në pjesën e parë, por Partizani shfaqi tjetër fytyrë në fraksionin e dytë, madje pati rastin më të pastër të sfidës me Stenio Juniorin, që në mënyrë të pabesueshme nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë me portën bosh.

Tirana me këtë pikë të fituar mbetet +19 nga Partizani, që sigurisht ky barazim më shumë se për renditjen i bën punë për moralin.

Tirana – Partizani 0-0 (“Air Albania”)

90+4′ – Mbyllet me rrjeta të paprekura derbi i kryeqytetit, edhe pse të dyja skuadrat dhanë gjithçka për ta fituar.

79′ – Kundërsulm i shpejtë i Partizanin, me Malën që pason saktë për Carën, por sulmuesi kavajas nuk bën zgjidhjen e duhur me krosimin e tij që shkon në fundore.

77′ Limaj shfaqët sërish në hyrje të zonës, shkarkon të djathtën, por bllokohet nga Matondo.

75′ – Vesel Limaj gjen hapësirë për t’iu afruar zonës, tenton nga larg, por sërish jashtë.

67′ – E pabesueshme çfarë humbet Stenio Junior me portën bosh në shtyllën e dytë, pas një kombinimi të bukur të Malës me Rrapajn nga e djathta.

60′ – Moment i rrezikshëm në portën e Tiranës, Najdovski bllokon Juniorin në momentin e goditjes.

58′ – Mala provon nga jashtë zonës, nuk rrezikon Bekaj, shtyn topin në fundore.

54′ – Presion i vazhdueshëm e bardhebluve, Xhixha nuk koordinohet mirë në goditje.

52′ – Seferi shmang Matondon dhe i afrohet zonën, provon nga një distancë e largët, por nuk ka saktësinë e duhur.

50′ – Përplasje kokë më kokë mes Hoxhallarit dhe Juniorit, kërkohet ndihma e mjekëve.

40+6′ – Mbyllet pjesa e parë, Xhixha mbetet i dëmtuar nga hedhja e një mjeti piroteknik. Dominim i Tiranës në lojë dhe raste.

40+3” – Moment për t’u konsultuar me sistemin VAR, pas rrëzimit të Xhixhës në duelin me Matondon. Xhaja akordon thjesht rivënie fundore, ndërsa për Hadrojin dhe Totren jep karton të verdhë për ndërhyrje pa top.
38′ – Drithërima në portën e Tiranës. Kroson nga këndi Kallaku dhe Bitri godet me kokë, por jashtë.


38′ – Drithërima në portën e Tiranës. Kroson nga këndi Kallaku dhe Bitri godet me kokë, por jashtë.

35′ – Xhixha hedh një top të rrezikshëm në zonën e Hoxhës ku Devid për pak devijon drejt portës.

31′ – Ndërpritet loja për disa minuta nga kryesori Xhaja për shkak të tymueseve të ndezura nga të dyja tifozëritë.

29′ – Çfarë humbet Xhixha! Seferi punon mirë nga e djathta, fut një top në qendër, ku Xhixha bëhet gati të festojë, por Bitri i mohon golin.

28′ Limaj godet nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur.

25 – Tirana nis me shpejtësi topin, me Xhixhën që kap të papërgatitur mbrojtjen, por parabola e tij kontrollohet nga mbrojtja e Partizanit.

21′ – Sërish Xhixha shfaqet rrezikshëm në zonë e kuqe, pas një krosimi nga e djathta, por pa rrezikshmëri.

12′ – Përplasje mes Xhixhës dhe Matondos, kërkohet ndihma e stafeve mjekësore.

10′ – Skuka lëshon topin para dhe i rrëmben kohën Hoxhallarit, që ndërhyn me duar dhe merr karton të verdhë.

3′ – Tentativa e parë e ndeshjes është e Xhixhës nga jashtë zonës, por pa rrezik për Hoxhën.

– Nis ndeshja në “Air Albania”, topin e parë e shkelmojnë të kuqtë.

Formacionet:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Përgjoni, Hoxhallari, Devid, Toli, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.

Arbitër kryesor; Juxhin Xhaja

Asistentë: Denis Rexha, Nertil Bregasi

Arbitër i katërt: Andi Koçi

VAR: Kreshnik Bajramaj

AVAR: Dojando Myftari

FOTO GALERI
1/18

Top Channel