Suedia dhe Finlanda do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

05/03/2022 16:20

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin këtë të shtunë deklaroi se Suedia dhe Finlanda do të forcojnë bashkëpunimin e tyre të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj suedeze, Marin tha se “lufta e Rusisë kundër një kombi sovran evropian e vë në rrezik rendin e sigurinë evropiane”, raportoi Reuters.

Duke folur në Helsinki, Marin shtoi se “në këtë mjedis të ndryshueshëm të sigurisë, Finlanda dhe Suedia, do të forcojnë më tej bashkëpunimin”.

As Suedia dhe as Finlanda nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Një sondazh i opinionit publik këtë javë tregoi për herë të parë se shumica e suedezëve janë në favor të bashkimit me NATO-n, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Top Channel