Kutia me koka njerëzish vidhet nga kamioni mjekësor në Denver (fotot)

05/03/2022 21:20

Një kuti me mbetje njerëzore që besohet se do të përdoreshin për kërkime mjekësore janë vjedhur çuditërisht nga një kamion mjekësor në Denver, Colorado, njoftuan autoritetet amerikane.

Policia tha se incidenti i pashpjegueshëm me objeket makabre ndodhi mesditën e të enjtes kur dikush hyri me forcë në karrocerinë e kamionit në rrugën 23rd Avenue.

I dyshuari ishte larguar me një karrocë dore dhe me kutinë mbetje njerëzore të cilat sipas autoriteteve po transportoheshin për kërkime shkencore.

Burimet thanë për rrjetin  KDVR/KWGN se kutia kishte koka njerëzore dhe se në etiketë shkruhej  “Science Care”(Kujdes shkencor). “Science Care” është në fakt një program në SHBA në të cilin njerëzit dhurojnë trupin e tyre pas vdekjes për studim apo kërkim nga shkenca.

Kutia ishte prej kartoni të fortë dhe me masë rreth 30 cm kub.

Nuk është ende e qartë se përse kamioni i vecantë ishte shënjestruar apo nëse fajtorët e dinin përmbajtjen makabre të kutisë që vodhën.

Rezidentët thanë për mediat se ishte shokuese të dëgjoje për një vjedhje te tille horrori në zonën e tyre të qetë.

Ende asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimet e policisë vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
“Science Care” është një program në SHBA në të cilin njerëzit dhurojnë trupin e tyre pas vdekjes për studim

Top Channel