Bienalja e Venecias/ Shqipëria përfaqësohet me Lumturi Blloshmin

05/03/2022 15:40

Pavijoni Shqiptar në edicionin e 59-të të Bienales së Venecias do të përfaqësohet nga Lumturi Blloshmi, artistja e parë grua që përfaqëson Shqipërinë me një prezantim personal në Venecia.

Pas viteve ’90 ajo qe një nga pak artistë të brezit të saj që arriti të ripozicionojë veten dhe punën e saj brenda diskursit të artit bashkëkohor. Kjo vihet re në pikturat nudo të Blloshmit, femra,  duke marrë nuanca kristali dhe mermeri, nuk është e vështirë të dallosh që ajo vetë është modeli perfekt. Pavioni kurohet nga Adela Demetja.

Puna e Lumturi Blloshmit përshtatet gjithashtu më së miri me temën e këtij viti të Bienales së Artit të Venecias titulluar “Qumështi i ëndrrave”.

Duke kultivuar dhe ripërshtatur një qasje që shkon përtej feminizmit, kombësisë dhe stileve specifike të artit, Blloshmi u ka rezistuar pa u lodhur regjimeve dhe zhvillimeve të ndryshme duke ndërtuar veprën e saj bazuar në përvoja personale.

Arkitektura e ekspozitës do të krijohet në bashkëpunim me arkitekten gjermane Johanna Meyer-Grohbrügge.

 

Top Channel