Kushtet atmosferike kanë penguar votimin në disa qendra në zonën e Dukagjinit. Komisionerët e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në qendrat e votimit pasi automjetet e tyre janë bllokuar në dëborë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se komisionerët janë bllokuar në zonën e quajtur “Molla e Shoshit”. Prej një ore, ata kanë arritur të lëvizin jo më shumë se 500 metër.

Ndërkohë për këtë çështje kryekomisionieri KQz Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se nëse për 5 orë nuk fillon procesi  në këto zona ath nuk do të kemi më proces votimi ne ato qendra votimi.

 

Top Channel