“Gratë e vajzat ukrainase po trafikohen”/ Daily Mail: Gënjehen nga tabelat për udhëtim falas

05/03/2022 21:16

Media britanike Daily Mail ngre shqetësimin se në Ukrainë po veprojnë disa banda kriminale që po përfitojnë nga lufta dhe vala e refugjatëve, për të trafikuar vajza dhe gra.

Më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi që nga pushtimi i javës së kaluar .

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë frikë se deri në shtatë milionë njerëz mund të kalojnë në vendet fqinje si Polonia, Moldavia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria, të cilat sipas aktivistëve do të krijojnë një ‘rritje shqetësuese në trafikimin e qenieve njerëzore’.

Deri më tani ka pasur raportime për gra dhe familje të reja që pranojnë oferta transporti ‘falas’ , por në fakt është thjesht një karrem që i çon ato në duart e bandave kriminale.

Një grua 27-vjeçare ukrainase tha: “Dëgjova nga një shoqe që kaloi në Poloni dhe më tha se ajo shkoi me një djalë i cili tha se do ta çonte në Varshavë falas, por kur arritën atje ai kërkoi para, u bë agresiv me të, dhe tha se do të duhej ta paguante duke punuar për të”.

Daily mail thotë se ka konstatuar  disa grupe burrash në kufi që mbajnë tabela të cilat ofrojnë “transport falas”.

 

Top Channel