Policia ka shoqëruar 7 persona që kanë qenë pranë lokalit ku ndodhi atentati ndaj 33-vjecarit Romeo Meçaj në Vlorë. Në drejtim të tij u qëllua mbi 15 herë ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 12 gëzhoja kallashi.

Burime nga policia bëjnë me dije se në atentat mendohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Ata kanë qenë të fshehur në afërsi të Pallatit të Sportit dhe prisnin për 33-vjeçarit pasi kishin dijeni për lëvizjet e tij.

Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në një biznes lokal.

Top Channel