Sulm ajror izraelit pranë një spitali në jug të Libanit, plagosen 13 persona nga stafi mjekësor Forcat ruse tani kanë nën kontroll dy centrale bërthamore ukrainase dhe po përparojnë drejt një të treti, kështu tha presidenti i Ukrainës gjatë një telefonate me senatorët amerikanë të shtunën.
Volodymyr Zelensky tha se termocentrali i tretë që rrezikon të sulmohet është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 kilometra (75 milje) në veri të Mykolaiv, një nga disa qytete që rusët po përpiqeshin ta mbanin të rrethuar të shtunën.
Një nga centralet nën kontrollin e rusëve është centrali bërthamor i Zaporizhzhia në qytetin juglindor të Enerhodar, më i madhi në Evropë.
Tjetri është Çernobili, i cili nuk është aktiv, por ende ka staf dhe mirëmbahet.
Bombardimet e mëparshme ruse ndezën një zjarr në uzinën e Zaporizhzhia, i cili u shua pa lëshuar rrezatim.
Ndërkohë gjatë orëve të vona të së shtunës bombardimet ruse kanë vijuar në disa qytete ukrainase, ndërsa një raund i tretë negociatash është paralajmëruar mes palëve të hënën.
Top Channel