Shqipëria ishte bashkë-sponsorizuese me 95 vende të tjera e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, ku dënohej agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ky rreshtim i vendit tonë në një front të bashkuar pro Ukrainës, nuk ka mbetur jashtë vëmendjes të presidencës ukrainase duke prodhuar një telefonatë mes presidentit Zelensky dhe kryeministrit Edi Rama.

Biseda e plotë mes tyre:

 Rama: Alo?

Zelensky: Alo, Kryeministër,

Rama: Po

Zelensky: Jam Presidenti I Ukrainës

Rama: Z. President, si jeni?

Zelensky: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë

Rama: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

Këtë bisedë e njoftoi përmes Twitter vetë presidenti Zelenski cili shkuan.

 “Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën me okupuesit rus dhe punën e përbashkët me OKB. Ne e vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka ti japim fund luftës.

Presidenti Zelensky e mbyll postimin me hashtagun “Ndaloni Rusinë”. Presidenti Zelenski mes rreshtave vlerëson atë që e quan ndihmë praktike nga Shqipëria por pa dhënë detaje.

Është një postim në Twitter i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi ku hidhet dritë se  për çfarë ndihme bëhet fjalë.

“Krenar për ndihmën e dhënë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”,  thotë ministri mbrojtjes.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes i thanë Top Channel se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme fishekësh dërguar Ukrainës.

Nuk bëhen të ditura kanalet e përdorura në dërgimin e kësaj ndihme në destinacionin final Ukrainë.

Top Channel