Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të natës dhe faturat në emër të të vdekurve 08/11 17:24
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.
“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, pata një tjetër bisedë me Presidentin”, shkroi Zelenskiy në Twitter.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti Biden ka siguruar se së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, SHBA do të rrisë kostot për Rusinë, pas agresionit të saj në Ukrainë.
Po ashtu, Biden ka thënë se administrata e tij po rrit ndihmën e sigurisë, humanitare dhe ekonomike për Ukrainën dhe po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë.
Top Channel