Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voton Eriselda Sefa: Do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes

06/03/2022 09:53

Kandidatja e PS për bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka folur para mediave pasi ka votuar.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë e madhe dhe qytetarët të shkojnë në qendrën e votimit me qetësi dhe thjeshtësi. Procesi i fushatës ka qenë i qetë, shpresoj dhe kam bindjen që do vijojë deri në fund. Merrni disa minuta nga dita juaj e pushimit. Deri në orën 19:00 kanë të drejtë të marrin pjesë kështu që patjetër do të vijojë procesin. Secili kandidat ka vizionin, pamjen dhe modelin e vet të qeverisjes. Do të sjell ndryshe vetëm modelin e qeverisjes”, tha Sefa.

Top Channel