Komisionerët bllokohen nga dëbora/ Celibashi flet për TCH: Nuk kanë asnjë imponim nga KQZ, të mos vënë jetën në rrezik

06/03/2022 10:35

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel në lidhje me situatën e vështirë e shkaktuar nga kushtet e motit në Shosh dhe Pult, ku komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi.

Celibashi tha se janë duke e monitoruar situatën ndërsa komisionerët nuk duhet të rrezikojnë jetën.

Celibashi: Nuk po votohet për shkak të pamundësisë që komisionerët kanë për të shkuar në qendrat e votimit. Në Vorë dhe kudo tjetër po zhvillohet procesi i votimit normal dhe pa problematika të theksuara, por gjithsesi ne jemi duke monitoruar dhe duke e ndjekur këtë situatë. Mbaj në vëmendje që edhe në zgjedhjet e mëparshme ka patur tension dhe më pas gjërat fillojnë qetësohen e relaksohen duke shpresuar që do vijojë ky trend.

Ndër të tjera, Celibashi tha se procesi në bashkinë e Shkodrës do të konsiderohet i ligjshëm nëse procesi fillon brenda orës 13:00.

Celibashi: Procesi i votimit vazhdon në të gjithë qendrat e tjera të votimit. Edhe në Shosh nëse procesi i votimit fillon jo më shumë se 5 orë, procesi rezulton i vlefshëm pra nëse fillon brenda ora 1, konsiderohet i ligjshëm.

Është nën të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur për të filluar procesin e votimit apo jo për shkak të kushteve atmosferike. Nuk mund të ketë asnjë imponim nga KQZ për më tepër se ata e dinë më mirë se ne situatën. Nga ajo çfarë kemi parë, situata është vërtetë shumë e vështirë dhe nuk duhet vënë në rrezik jeta e komisionerëve. Personalisht do ta këshilloja që të tregojnë të gjithë kujdesin për këtë çështje. Nuk kanë asnjë arsye përse të vënë në rrezik jetën.

Çfarë thanë komisionerët për Top Channel? Lexo KETU

Top Channel