“Heroi i natës”/ 11-vjeçari kalon i vetëm nga Ukraina në Sllovaki, çfarë mbante në dorë

06/03/2022 11:39

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u cilësua si “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi kaloi i vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike, një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

Ministria tha se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi pati kontakt me të afërmit e djalit.

Ai i fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa frikën dhe me vendosmëri, si një hero të vërtetë”, thuhet në deklaratë. Është e paqartë pse djali ishte i pashoqëruar.

Top Channel