Nëna e 16 fëmijëve tenton të 17-in për të vazhduar traditën e emrave të çuditshëm (fotot)

05/03/2022 16:34

Edhe pse prindërit me kohë të plotë pranojnë vështirësitë me gjetjen e emrave të rinj të fëmijëve babai 39-vjeçar Carlos thotë se do të vazhdojë traditën e nisur me 16 të parët.

Nëna e 16 fëmijëve nuk ka përdorur kurrë kontracepsion dhe nuk ka në plan të ndalojë lindjen e fëmijëve, teksa mendon për emrin e të 17-it.

Patty Hernandez nga Charlotte, në SHBA thotë se ndjehet “shumë fertile” prandaj familja së shpejti do të ketë një anëtar të ri.

Nëna 40-thotë se dhe me beben e re do të vazhdojë traditën e dashur që ka nisur me emrat e fëmijëve të saj, të cilët fillojnë gjithmonë me ‘C’.

Kjo nisi në nder të babait të tyre 39-vjeçar Carlos.

Duke folur me të përditshmen britanike  The Mirror, Patty tha: “Po përpiqemi për beben numër 17. Ne po zbatojmë vetëm vullnetin e Zotit dhe lutja jonë për të është të na shtojë akoma më shumë familjen nëse Ai dëshiron”.

“Ne gjithmonë kishim dashur një familje të madhe por nuk e mendonim se Zoti do të na bekonte në këtë mënyrë”.

“Unë e di se mund të ngjiz përsëri, ndjehem fertile dhe kam besim te Zoti”.

“Për fëmijën e ri po mendojmë për emrin Carter nëse është djalë dhe Clair nëse është vajzë.”

Patty drejton një kompani pastrimi dhe lindi fëmijën e saj të 16-të Clayton, në maj të vitit të shkuar.

Megjithse ishte shtatzania e saj më e vështirë, ajo e përshkrunte lindjen si një bekim nga Zoti.

Para lindjes së Clayton ajo pranon se bashkë me burrin nuk po arrinin të gjenin një emër me “C”.

“Ne nuk arrinim dot të gjenim një emër, kur papritur Clayton më erdhi në kokë.

“Të gjithë fëmjëve u fillon emri me ‘C’ dhe deshëm ta vazhdonim këtë. Bashkëshorti im quhet Carlos…kjo është homazh për të.”

Patty tregon se në rastin e fundit të gjitha infermierët në spital e njohen kur shkoi për të lindur.

Ajo thotë: “Ato dukej sikur thonin ‘po ti ishe këtu vitin që shkoi, po takohemi çdo vit.'”

Ushqimi i kësaj familjeje gjigante është një detyrë jo e thjshtë, teksa fatura arrin deri në 800 dollarë çdo dy javë, por Patty dëshironte të theksonte se nuk marrin asnje ndihmë nga qeveria.

FOTO GALERI
1/4
Patty Hernandez nga Charlotte, në SHBA thotë se ndjehet “shumë fertile” prandaj familja së shpejti do të ketë një anëtar të ri.

Top Channel