Zelensky me dy kërkesa urgjente për SHBA-në: Bllokoni hapësirën ajrore dhe ndaloni naftën ruse

05/03/2022 18:09

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim virtual në Zoom me 50 senatorë amerikanë, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje mundësinë për bllokimin e hapësirës ajrore ukrainase nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.

Gjithashtu, Zelensky u ka kërkuar atyre që të ndalojnë përdorimin e naftës ruse.

Mediat amerikane raportojnë se senatorët kanë qenë të interesuar për ta dëgjuar me vëmendje presidentin Ukrainas, por nuk kanë dhënë garanci për marrjen e masave të caktuara që presidenti ukrainas kërkon.

Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer u zotua përpara Zelenskyt se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën të kapërcejë vështirësitë me të cilat po ndeshet.

Nga ana tjetër, Schumer u bëri thirrje bizneseve amerikane në Rusi, të tërhiqen sa më parë nga Moska apo qytete të tjera ku operojnë.

Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe senatorë të tjerë me emër si Bernie Sanders, Cory Booker apo Amy Klëbuchar.

Gjithsesi, Zelensky ka vijuar të kërkojë masa më konkrete, si “no fly zone” apo bojkotin e blerjes së produkteve ruse.

Megjithatë, referuar mediave amerikane, senatorët nuk dhanë ndonjë garanci.

Top Channel