Ndihmësi i kryeministrit britanik kapet duke përdorur ChatGPT për fjalimet e Burnham, ironizon opozita: Kjo tregon pse qeveria është kaq e paaftë 15/11 15:50
Forcat ruse kanë marrë në kontroll një spital psikiatrik në Ukrainë ku 670 pacientë marrin shërbim të specializuar.
Një lajm i tillë u raportua nga guvernatori i rajonit Oleksiy Kuleba.
“Janë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme, shumë prej tyre qëndrojnë në regjim shtrati prej vitesh. Po u mbaron uji dhe ilaçet”, deklaroi Kuleba.
Referuar burimeve lokale, kanë qenë forcat çeçene ato që kanë marrë kontrollin e spitalit, ndërsa kontaktet me institucionin tashmë janë ndërprerë.
Top Channel