Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur të shtunën në darkë, si pasojë e një atentati me armë zjarri në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit.

Shenjestra e atentatit është identifikuar si Romeo Meçaj, banues në lagjen “Pavarësia”.

33-vjeçari është në gjendje kritike për jetën. Pasi mjekët kanë bërë të mundur t’i ndalojnë gjakderdhje, ai po dërgohet dret Tiranës.

Autorët, pas krimit dyshohet se janë larguar drejt zonës së quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, aty ku pak minuta më vonë u gjet një makinë duke u djegur, brenda të cilës ndodheshin dy armë zjarri kallashnikov dhe që policia thotë se mund të jetë e atentatorëve.

Top Channel