Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Shkodër-Kryebushat paraditen e sotme, ku kanë humbur jetën dy turistë të huaj.
Policia Rrugore e Lezhës ka nisur përdorimin e aparatit AquilaScan, për testimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.
Është hera e parë që Komisioni Evropian propozon vendosjen e sanksioneve ndaj një autoriteti fetar.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të javës nuk është e lehtë për Bashkimin Evropian, por BE-ja nuk mund të transferojë para në Rusi duke pasur parasysh situatën që ka krijuar Rusia.
Aventura e Luis Suarez me Atletico Madrid është drejt fundit. “El Pistolero” fitoi titullin kampion me ekipin e Diego Simeones vjet, sezon kur u shpall edhe golashënuesi më i mirë i ekipit kryeqytetas në kampionat me 21 gola.
Nga fjalët, në veprime konkrete: Gjermania ka vendosur të nisë armatime të rënda në Ukrainë, e pohuar nga Ministria e Mbrojtjes, që konfirmoi kështu ndihmën në terren për Kievin kundër pushtimit rus.
Roma dhe Feyenoord janë dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun e Conference League në “Air Albania” më 25 maj.
Një qytetar nga Vau i Dejës po ndiqet penalisht nga policia e shtetit pasi tendtoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.
Policia e Fierit ka kryer kontrolle masive gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore .
Pas niveleve rekord të marsit, cmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë prillit njoftoi agjencia e OKB-së për ushqimin.
Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri i vendit Edi Rama theksoi se Europa është në çdo plan të Shqipërisë dhe është zgjedhja e parë me vullnet të lirë e vendit tonë, pasi më parë kemi qenë nën pushtetin e perandorive të ndryshme pa dëshirën tonë.
Nga Konferenca e 18-të e Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër shpalosi shqetësimin për problemet e shumta me procesin e integrimit evropian.
E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’ në ‘Top Albania Radio’, ishte këngëtarja dhe isha banorja e BBV, Sheila Haxhiraj, e cila rrëfeu se eksperienca në BBV, e ka ndihmuar që të kthehej sërish në kujtesën e njerëzve, pas disa kohësh në qetësi.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Mikel Arteta konfirmohet në stolin e Arsenalit. Klubi londinez ka arritur akordin e rinovimit me trajnerin spanjoll, që drejton ekipin prej dhjetorit të vitit 2019. 40-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re deri në vitin 2025 me ekipin ku ka luajtur edhe si futbollist.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Manchester City dhe siguroi kualifikimin në finalen e Champions League, aty ku do të sfidojë Liverpoolin në finalen e 28 majit në Paris. Skuadra e Carlo Ancelottit dhuroi një tjetër përmbysje drithëruese dhe emocionuese, por Peter Schmeichel deklaroi për CBS Sport se “Los Blancos” kishin shumë fat.
8 makineta që përdoreshin për lojëra fati janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në Tiranë dhe është shpallur në kërkim administratori 59-vjeçar Sotir Beqo.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se shteti i tij nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në formën që janë prezantuar, përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.
Sekretari i Përgjithsëhm i OKB, Antonio Guterres, ka njoftuar se OKBja po organizon një tjetër evakuim nga Mariupoli ditën e sotme.
Përpjekje të shumta po tentohen për evakuimin e personave që ndodhen të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal
Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj.
Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësim në këtë bllok, meqë sipas tij, ky veprim do të përbënte “përgjigje të fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.
Sipas MeteoAlb: Territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë […]
Tre persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën në një sulm që dyshohet të jetë terrorist në qytetin qendror izraelit, Elad.
Misioni Crew-3 i NASA-s u po kthehet në Tokë t pas gjashtë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ish Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i ftuar në Top Story tha se duhet një eksperiment hetimor për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me Ilvi Metën, 31-vjeçarin që dyshohet se u vetëvra në komisariatin e Kavajës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi falje për komentet e ministrit të tij të jashtëm, Sergei Lavrov, i cili pretendoi se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.
Familjarë, të afërm, shokë e qytetarë të Kavajës kanë ndezur qirinj e vendosur lule pranë komisariatit të policisë Kavajë në shenjë solidariteti për të riun Ilvi Meta që humbi jetën në ambientet e brendshme të tij.
Çmimet e konsumit në Turqi u rritën me gati 70% në prill krahasuar me një vit më parë, duke arritur nivelin më të lartë të dy dekadave, tregojnë shifrat zyrtare.
Gjermania ka filluar të mbushë me gaz depon e madhe të magazinimit Rehden të braktisur nga Gazprom i Rusisë, teksa i duket të mbrohet nga rreziku që Moska të ndërpresë furnizimet.
Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ilvi Meta, gjatë momentit që është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës, mbante veshur një xhup të hollë, siç shihet në foton e mësipërme e siguruar ekskluzivisht nga Top Story.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se Duhet të ishin hequr sendet e ndaluara në momentin kur Ilvi Meta është futur në qeli.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një video-mesazh gjatë një konference donatorësh në Varshavë tha se Gjermania do të mbështesë Ukrainën me 130 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare.
Motra e Ilvi Metës, të riut që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës, ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në “Top Story”.
Toka që po riformatohet për qëllime ushtarake, është një nga dëbimet më të mëdha të popullsisë që prej pushtimit të vitit 1967.
Papa Françesku është fotografuar duke përdorur për herë të parë në publik një karrige me rrota, për shkak të dhimbjes së gjurit që i ka krijuar vështirësi në ecje.
Baba i Ilvi Metës, 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavanës, ka treguar momentet e fundit që pati kontakt me djalin e tij, përmes efektivëve.
Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se mbi të mund të jetë ushtruar dhunë nga ana e efektivëve.
Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë.
Njerëzit natyrshëm i gëzohen ardhjes së pranverës, për arsye të ndryshme.
Imazhet e punuara në revistat e modës dhe bukurisë janë cilësuar si një shkak i drejtpërdrejtë i një rasteve në rritje të çrregullimeve të të ngrënit tek të rinjtë.
Të sëmurët në qytetin e Vlorës ankohen se nuk ju bëhen analizat. Sipas tyre sistemi i referimi nuk funksionon, fill pas dhënies me konçesion të laboratorit.
Pas shumë vitesh që aspirina është dhënë për të parandaluar sulmin në zemër dhe goditjen në tru, shkencëtarët tani shohin se kjo metodë jep pak përfitime dhe për disa mund të jetë edhe e rrezikshme.
Vëllai i Arjan Salës i cili humbi jetën në zjarrin që ra në një qendër tregtare para disa muajsh tregoi sot për “Shqipëria Live” se si ia kanë shpjeguar të gjithë situatën nipit të tij.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka lënë afat deri të dielën në darkë afat deputetëve që të sugjerojë kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe rregullat e procedurës që do të ndiqet.
Për arsye të bllokadës ruse në Detin e Zi, Ukraina nuk mund të eksportojë grurin dhe produktet e tjera nga deti.
Me një mesazh televiziv drejtuar popullit grek kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shpallur një Program të ri Kombëtar të Mbështetjes, për tu ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve të përballojnë çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.
Shkolla fillore “Shaban Shala” në Podujevë i mbylli dyert për nxënësit të enjten për shkaqe sigurie.
Shqipëria dhe Bullgaria po shtojnë përpjekjet mes tyre për të qenë sa më pranë në fushën e turizmit.
Xhoeli sot duhej ti gëzohej kujdesit e ledhatimeve të gjyshit siç ndodh me shumë bashkëmoshatar të tij.
SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Sali Hasës ish-prokuror i Sarandës për të cilin akuza thotë se përgjimet e ekspozuan duke marrë ryshfet për të pushuar hetimet.
Akadmeia e Shkencave ka përkujtuar në këtë 5 maj 80-vjetorin e rënies heroike të Qemal Stafës.
Alesja vijoi edhe në këtë puntatë të Për’puthen me akuza të forta ndaj Rrushes dhe Astritit.
Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD-së tregoi edhe një herë se demokratët janë të ndarë në dy fronte.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar u shpreh se të gjithë deputetët duhet të japin kriteret, cilësitë që duhet të ketë presidenti i ardhshëm i vendit, të cilat më pas do të sintetizohen dhe diskutohen për të rënë dakord për një emër të përbashkët.
Marrëdhënia e Alesjas me dyshen, Rrushe-Astrit po tensionohet akoma më shumë.
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Korçë, ku një ambulancë është përplasur me një mjet.
Japonia po ngrin asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe po zgjeron masat për ndalimin e eksporteve, përfshirë firmat ushtarake ruse, ka thënë kryeministri i saj gjatë një udhëtimi në Londër.
Pas një pauze të shkurtër Mevlani është rikthyer në studion e Për’puthen, por kësaj radhe ka qenë Filloreta ajo e cila e ka surprizuar.
Krimi në vend është rritur me 7,5 % më shumë se sa në vitin 2020.
Skena të frikshme shiheshin sot në qendër të Parisit teksa sulmues që mbanin haptazi automatikë në duar u larguan me bixhuteri nga një argjendari Chanel, ironikisht përballë ministrisë franceze të drejtësisë.
Në mbledhjen e grupit të PD-së për uljen në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Gazment Bardhi tha se duhen propozuar kriteret dhe procedurat.
Analisti Blendi Kajsiu në një lidhje live për “Top Talk” dha mendimin e tij se si do të vijojë politika me zgjedhjen e Sali Berishës, kryetar të Partisë Demokratike.
Një tjetër grup bashkëpunues mes OKB-së dhe Kryqit të Kuq është rrugës për në fabrikën e çelikut Azovstal, ku prej disa javësh kanë mbetur të bllokuar ukrainasit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha gjatë mbledhjes së sotme se takimi ishte informues lidhur me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për zgjedhjen e presidentit të ri.
Një video shokuese nga një dyqan cigaresh në Kaliforni tregonte dje sesi roja e sigurisë së dyqanit të cigareve nxorri menjëherë armën duke qëlluar ndaj grabitësve të armatosur, në incidentin e të martës ku një person mbeti i vdekur.
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së ka nisur me debat mes deputetëve Ervin Salinaji dhe Enkelejd Alibeaj.
Një avion i linjave britanik Virgin Atlantic që fluturonte drejt New York u detyrua të kthehej përsëri në Londër ku u bë e qartë se piloti ndihmës nuk ishte i kualifikuar të fluturonte pasi nuk kishte përfunduar testimet finale, njoftoi linja ajrore.
55 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratikë ka vendosur në mbledhje që të paraqes një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik.
Libri që besohet se është vjedhur 15 vjet më parë është rizbuluar kur u nxorr në një ankand në Gjermani.
Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunimin me pushtetin vendor, ka zhvilluar sot ceremoni përkujtimore, për të vlerësuar aktin sublim të punonjësve të Policisë, të rënë në krye e për shkak të detyrës.
Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në Fier.
Pallati Mbretëror ka njoftuar se Mbretëresha Elizabet ll, këtë vit nuk do të marrë pjesë në festat vjetore të kopshtit dhe do të përfaqësohet nga anëtarë të tjerë të familjes. Ai nuk dha detaje në lidhje me këtë vendim, por tha se “do të jepen në kohën e duhur”.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, para nisjes së mbledhjes së grupit, ka ironizuar edhe qëndrimin e “Rithemelimit” që e shkarkoi atë nga posti i kyetarit.
Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se së pari deputetët duhet të ulen dhe të bien dakord me njëri-tjetrin, para se të ulen me palën tjetër në lidhje me zgjedhjet presidenciale.
Real Madridi eliminoi Manchester City-n në gjysmëfinalen e Champions League. Madrilenët fituan 90 minutat me rezultatin 2-1 kur mendohej se “Qytetarët” do të kalonin në finale, ndërsa goli i Benzema në shtesa i siguroi suksesin.
Policia kanadeze tha se vrau me armë një ari polar që ishte afrua pranë një komuniteti në rajonin Quebec disa qindra kilometra në jug të territorit të tij natyral, teksa zhvendosje të tilla po bëhen më të shpeshta prej ndryshimit të normave të akujve sezonalë.
Ndërsa lufta merr çdo dite jetë të pafajshme, prej javësh, vullnetarët dhe stafi në një kopsht zoologjik pranë Kharkiv kanë ndihmuar në evakuimin e kafshëve për t’i mbrojtur nga bombardimet ruse.
Një video ku ushtarët ukrainas këndojnë në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit është shpërndarë në rrjet, duke rizgjuar shpresë në ditën e 71 të luftës.
Përveç mikpritjes së ukrainasve në Shqipëri dhe kontributin me municione për forcat e armatosura të Ukrainës, qeveria shqiptare në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Ukrainën që u mbajt në Varshavë të Polonisë , vijoi të shprehë mbështetjen këtë herë më një ndihmë të vogël financiare për vendin, që për më shumë se dy muaj sulmohet nga Rusia.
Dy ekstradimet e para janë realizuar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, pas marrëveshjes së realizuar mes dy vende.
Gjermania filloi punimet për ndërtimin e terminaleve të parë lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Wilhelmshaven, një qytet dhe port i vendosur në Saksoninë e Poshtme.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga largimi i dy të miturve në Elbasan që kishin një lidhje dashurie, të cilët u gjetën mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh kërkim.
Kreu i akuzuar i një karteli të frikshëm kolumbian të trafikut është ekstraduar sot drejt SHBA gjatë një “spektakli televiziv” me masa të frikshme sigurie pranë kryeqytetit Bogota.
Një 41-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është kapur në Vlorë.
Kultivimi i bizeles besohet të datojë mijëra vjet më parë, madje shkencëtarët pranojnë që bizelja të jetë një nga produktet e para të mbjella nga njeriu.
Presidenti i Regginas (skuadër e Serisë B), Luca Gallo, u arrestua nga Guardia di Finanza që ekzekutoi një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Romës.
Dy tifozë të West Ham United mbetën pa ndjenja dhe përfunduan në spital pasi u dhunuan nga një grup fansash gjermane në prag të ndeshjes me Eintrachtin e Frankfurtit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se një jaht prej 300 milionë dollarësh (242 milionë funte) që thuhet se i përket oligarkut rus Suleiman Kerimov është sekuestruar në Fixhi.
Një aktivist që ka kryer ngjitje të tilla sensibilizuese në të kaluarën është arrestuar në majë të kullës Salesforce në San Francisco, mbrëmjen e të martës.
53 vjeçarja April Simpkins, ka zbuluar dje fjalët e fundit të bijës tragjike Willow Smith, para se ish-Miss USA, Cheslie Kryst të hidhej nga ballkoni drejt vdekjes.
Pozicioni politik i Serbisë nuk ka qenë “kurrë më i rëndë” dhe i komplikuar se kaq, pohoi presidenti serb Aleksandar Vucic në Berlin, pas një takimi me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Mbrëmjen e sotme përcaktohet finalja e Conference League kur do të luhen ndeshjet e kthimit mes Romës dhe Leisterit dhe ciftit tjetër Marsej-Feynord e cila do të luhet pikërisht këtu në ‘Air Albania’ stadium.
Punimet e kuvendit të Kosovës po zhvillohen sot të tensionuara për shkak të kërkesës së opozitës për të ngritur një komision hetimor për energjinë.
Rruga që të çon për në aeroportin e Rinasit është kthyer me dy sense lëvizje.