Gjykata izraelite i hap rrugë dëbimit të 1,000 palestinezëve nga Bregu Perëndimor (fotot)

05/05/2022 21:52
18% e tokave të pushtuara të Bregut Perëndimor janë shpallur “zona zjarri” për ushtrinë izraelite që prej viteve 1970-të.

Toka që po riformatohet për qëllime ushtarake, është një nga dëbimet më të mëdha të popullsisë që prej pushtimit të vitit 1967.

Pas një beteje të gjatë ligjore gjykata e lartë izraelite ka vendosur sot se 1,000 banorë palestinezë mund të dëbohen nga një zona e Bregut perëndimor që toka të riklasifikohet për qëllime ushtarake.

Vendimi është një nga dëbimet më të mëdha të popullit palestinez nga tokat e tyre që prej nisjes së pushtimit të territoreve në vitin 1967, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Rreth 3,000 hektarë në zonën rurale Masafer Yatta, në jug të kodrave të Hebron janë vendbanimi i disa fshatrave palestineze, por është dizenjuar si “zonë zjarri” nga shteti izraelit dhe do të përdoret për manovra ushtarake, prandaj sipas tyre ndalohet prezenca e civilëve.

Sipas Konventës së Gjenevës në lidhje me trajtimin e humanitar gjatë luftës, është e paligjshme të përvetësohet toka e pushtuar ose dëbimi i detyrueshëm i banorëve të atjeshëm, shkruan The Guardian.

Por Izraeli argumenton se fshatarët e Masafer Yatta që jetojnë si fermerë në zonën Firing Zone 918, nuk janë rezidentë të saj ose nuk kanë qenë aty kur ajo është shpallur e tillë, prandaj nuk kanë të drejta të tokës.

Vendimi i gjykatës u shpall natën e të mërkurës, ku thuhej se pranohej argumenti i shtetit se rezidentët që nuk mund të provonin se ishin aty që në vitet 1980, humbisnin.

Gjykata refuzoi pretendimin se “ndalimi i dëbimit të detyrueshëm është i zbatueshëm”, por e quante “një normë që nuk është e zbatueshme në gjykatat e brendshme, sipas avokatit izraelit të të drejtave të njeriut Michael Sfard.

Vendimi i gjykatësve ishte unanim por nuk është e qartë nëse banorët e tetë fshatrave në Masafer Yatta mund të apelojnë.

“Gjykata dha një vendim racist, të marrë nga gjykatësi David Mintz, i cili banon në një koloni ilegale izraelite në Bregun Perëndimor,” tha Nidal Younes, kreu i këshillit të fshatit Masafar Yatta.

“Ne kemi luftuar në gjykatat izraelite për 20 vjet, ndërsa ky gjykatës donte vetëm pesë minuta për të shkatërruar jetën e 12 fshatrave që varen nga kjo tokë”, shtoi Younes.

“Historia vetëm përsërit veten e saj: Nakba pas Nakba,” tha ai, duke përdorur fjalën arabe për dëbimin masiv të palestinezëve nga Izraeli gjatë krijimit të tij në vitin 1948.

18% e tokave të pushtuara të Bregut Perëndimor janë shpallur “zona zjarri” për ushtrinë izraelite që prej viteve 1970-të.

Sipas regjistrimeve të një takimi ministrash në  1981, ministri asokohe i bujqësisë Ariel Sharon, më vonë kryeministër, propozonte krijimin e ‘zonave të zjarrit 918’ vetëm me qëllimin e dëbimit të palestinezëve nga shtëpitë e tyre.

Komunitetet palestineze që jetojnë pranë këtyre “zonave të zjarrit” kërcënohen shpesh me shkatërrim të shtëpive dhe konfiskim të tokës së bukës, sepse nuk kanë leje ndërtimi, të cilat lëshohen nga Izraeli dhe janë thuaje të pamundura të përfitohen.

Rezidentët e Masafer Yatta kanë qenë gjithashtu objekt i sulmeve nga banorët e kolonive të afërta ilegale izraelite.

Në vitin 1999, 700 rezidentë të ‘Zonës së Zjarrit 918’ u dëbuan, por pas një apeli të grupit të të drejtave të njeriut në Izrael, u lejuan të kthehen deri në një vendim final të gjykatës, ne nje ‘status quo’ te sikletshem, që mori fund me vendimin e djeshëm.

FOTO GALERI
1/3
Toka që po riformatohet për qëllime ushtarake, është një nga dëbimet më të mëdha të popullsisë që prej pushtimit të vitit 1967.

Top Channel