Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Spanjë Nikolin Janina

06/05/2022 10:42
Foto ilusturuese

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit Nikolin Janina 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

Top Channel