Pas denoncimit në Top Channel, zëvendësohet shtylla e dëmtuar e tensionit të lartë

12/10/2026 16:25

Pas lajmit të publikuar në Top Channel për rrezikun që paraqiste një shtyllë e dëmtuar e tensionit të lartë për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës, problemi është zgjidhur.

Shtylla e dëmtuar, e cila përbënte një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve, është zëvendësuar, duke shmangur kështu një burim të mundshëm aksidenti.

Ndërhyrja vjen pas denoncimit të bërë publik në media, i cili vuri në vëmendje gjendjen e rrezikshme të infrastrukturës elektrike.

 

Top Channel