Paqësori apo Atlantiku? Trump hedh propozimin e ri: Njëri prej tyre do të quhet “Oqeani Trump” ose…

12/10/2026 13:28

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur idenë që Oqeani Atlantik ose Oqeani Paqësor të riemërtohet “Trump Ocean” ose “Oqeani i Amerikave”.

Gjatë një tubimi në shtetin e Tenesit, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një oqean me emrin e tyre përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial.

Kjo ide nuk është e re për presidentin amerikan, i cili e kishte përmendur edhe në muajin gusht. Propozimi vjen në vijim të nismave të tij për ndryshimin e emrave gjeografikë, përfshirë riemërtimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.

Trump ka njoftuar gjithashtu plane për ta quajtur Liqenin Ontario “Liqeni i Amerikës”.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i detyrojnë vendet e tjera apo organizatat ndërkombëtare të pranojnë emërtimet që propozojnë për hapësirat ujore ndërkombëtare.

Propozimi i ri i Trump vjen në kuadër të përpjekjeve të tij për të vendosur emërtime që, sipas tij, pasqyrojnë më mirë identitetin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë.

Top Channel