Pallati Mbretëror ka njoftuar se Mbretëresha Elizabet ll, këtë vit nuk do të marrë pjesë në festat vjetore të kopshtit dhe do të përfaqësohet nga anëtarë të tjerë të familjes. Ai nuk dha detaje në lidhje me këtë vendim, por tha se “do të jepen në kohën e duhur”.

Çdo verë organizohen deri në tre festa në kopshtin e Pallatit Buckingham (11, 18 dhe 25 maj), si dhe një në Holyroodhouse në Edinburg (29 qershor).

Mbretëresha kohët e fundit është marrë me çështje të cilat  e kanë detyruar të lëvizë, gjë e cila ka ndikuar në tërheqjen e saj  nga disa organizime.

Javën e kaluar, Mbretëresha takoi presidentin e Zvicrës në Windsor, pas një pushimi disa ditor në pronën e saj në Sandringham në Norfolk.

Ajo festoi ditëlindjen e saj të 96- të muajin e kaluar dhe 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron, duke u bërë mbreti ose mbretëresha e parë britanike me një mandat kaq të gjatë.

Sipas Sky News, një sërë ngjarjesh po zhvillohen gjatë gjithë vitit për të shënuar mandatin e saj historik, duke kulmuar me një festë bankare katër ditore nga 2-5 qershor.

Top Channel