“Familja e vajzës e dinte për lidhjen”/ Largimi i dy të miturve në Elbasan: E ëma e 13-vjeçares nuk e donte se ishte rom, çfarë deklaroi në polici

05/05/2022 16:28

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga largimi i dy të miturve në Elbasan që kishin një lidhje dashurie, të cilët u gjetën mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh kërkim.

Gazetarja Edisona Skënderi, ka treguar ditën e sotme në “Shqipëria Live” se dy të miturit kishin vendosur të largoheshin nga Elbasani, pasi familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre.

Nuk ka dalë ende  një deklaratë e saktë. Pritet të japin dëshminë familjarët dhe të miturit. Ajo çka kanë deklaruar të miturit, ka qenë kundërshtimi nga ana e familjes së 13-vjeçares me 15-vjeçarin. Kjo ka bërë që ata të largoheshin nga Elbasani, pasi nuk dëshironin të shkëpusnin marrëdhënien që kishin mes tyre”.

Gazetarja tha se djali i përkiste komunitetit rom dhe kjo ishte arsyeja kryesore se pse prindërit nuk e kishin pranuar lidhjen mes tyre. Madje edhe në deklaratën e dhënë në polici, nëna kishte thënë se djali ishte një i afërm i tyre.

Djali i përket komunitetit rom, kjo duket se ishte arsyeja kryesore pse prindërit e vajzës nuk e kanë pranuar këtë miqësi. Vajza nuk kishte as në moshën e duhur për të zgjedhur dikë në krah, pasi ishte ende minorene. Nëna e vajzës e ka mohuar lidhjen e tyre, përderisa u larguan për të qëndruar të dy. Referuar çka kemi mësuar, ata i referohen njëri-tjetrit si të dashur, të lidhur. Fakti që ai ishte rom, duket se është kundërshtuar nga familja e vajzës. Nëna e saj ka thënë në polici se djali është i afërmi i tyre, duke mohuar lidhjen e tyre, duke konfirmuar edhe kundërshtimin e lidhjes.”

Ajo tregoi se familja e vajzës kishte dijeni për lidhjen e tyre, ndërsa ata të djalit janë habitur nga ngjarja, pasi i biri nuk iu kishte treguar.

“Familja e vajzës kishte dijeni për lidhjen, ndërsa nga familja e djalit nuk kishin dijeni dhe janë habitur nga ngjarja”, tha gazetarja.

Top Channel