Spanja e shpalli në kërkim për trafik droge, momenti i kapjes së 41-vjeçarit shqiptar

05/05/2022 16:23

Një 41-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është kapur në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore spanjolle më 14 dhjetor të vitit 2020 kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

 “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, sipas policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

 

Top Channel